spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeKosovaInvestigimeMinistri Peci sërish “i papërgjegjshëm”…

Ministri Peci sërish “i papërgjegjshëm”…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri Peci sërish “i papërgjegjshëm” ndaj punësimeve nepotike në ministrinë e tij

storm•/Punësimet: Në një reagim të ashpër në Facebook, gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur shqetësimin për punësimet nepotike në Ministrinë e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci. Mehmetaj shkruan: “Faton Peci, i njohur ndryshe edhe si Pec Krimineli, vazhdon me punësime partiake. Rasti i fundit është emërimi i një bashkëpartiaku si drejtor në Agjencinë Pyjore të Kosovës.”

- Advertisement -

Sipas tij, Peci fillimisht ka emëruar Albert Behramin si këshilltar politik dhe më pas ka manipuluar një konkurs për t’i siguruar atij pozitën e drejtorit të agjencisë. Mehmetaj shton se edhe kandidati që renditet i dyti për këtë pozitë është një tjetër anëtar i partisë Guxo.

Me një gjuhë të ashpër, Mehmetaj e krahason këtë praktikë me “sistemin e LSI-së së Ilir Metës në Shqipëri,” duke sugjeruar se punësimet e tilla janë pjesë e një pazari politik që synon fuqizimin e pushtetit përmes aksesit në fondet publike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat