spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:07
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMinistri serb i Maqedonisë, Kosovës nuk i iu referua me emrin zyrtar,...

Ministri serb i Maqedonisë, Kosovës nuk i iu referua me emrin zyrtar, reagon zëvendëskryeministri Mexhiti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në rrjetet sociale mediat në Maqedoni të Veriut, kanë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”.

Për këtë veprim është pyetur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

- Advertisement -

Ai tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq.

“Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendoj si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat