spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:46
HomeSiguriaUshtriaMinistri turk i Mbrojtjes priti në takim komandantin e FSK-së

Ministri turk i Mbrojtjes priti në takim komandantin e FSK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Siç thuhet në njoftim, në takimin me Gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

- Advertisement -

“Në kuadër të vizitës zyrtare, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Yaşar Güler, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së. Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi. Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe kontributin ndaj sigurisë rajonale e globale”, përfundon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat