spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:27
HomeKosovaShtrenjtohet sërish nafta: Ministria e Industrisë konfirmon rritjen e çmimeve për ditën...

Shtrenjtohet sërish nafta: Ministria e Industrisë konfirmon rritjen e çmimeve për ditën e sotme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka konfirmuar zyrtarisht rritjen e çmimeve të derivateve në tregun e Kosovës për ditën e sotme, duke publikuar tavanin e ri të çmimeve maksimale të lejuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, çmimi i naftës ka shënuar shtrenjtim të sërishëm, duke arritur në 1.91 euro për litër. Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është caktuar në 1.47 euro, ndërsa për gaz në 0.82 euro.

- Advertisement -

Ky shtrenjtim i konfirmuar nga Ministria vjen si pasojë e lëkundjeve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Megjithëse marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit solli një rënie të përkohshme gjatë ditës së djeshme, bursa botërore ka reaguar sot me një rritje të re të çmimit të karburanteve.

Ministria njofton se ky mekanizëm i përcaktimit të çmimeve tavan do të vazhdojë të mbetet në fuqi, me qëllim që të parandalohet rritja e pakontrolluar dhe të mbrohen qytetarët nga spekulimet e mundshme në tregun vendor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat