Seanca e sotme në Dhomat e Specializuara kundër katërshes së UÇK-së ka nisur me 40 minuta vonesë, duke shënuar një ditë tejet të ngjeshur në fazën e fjalëve përfundimtare.
Pjesa e parë e ditës i është dedikuar mbrojtjes së Jakup Krasniqit për të demantuar pretendimet e ZPS-së, ndërsa pasditja pritet të jetë vendimtare me kundërpërgjigjet e Prokurorisë dhe pyetjet e trupit gjykues ndaj të akuzuarve që vazhdojnë të deklarohen të pafajshëm.



