spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:59
HomeSiguriaPoliciaMiratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

- Advertisement -

Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”./REL

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat