spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:28
HomeKosovaDrejtësiaMiratohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e orarit të gjykimit

Miratohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e orarit të gjykimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e përbashkët të Mbrojtjes për ndryshimin e orarit të rishikuar të gjykimit, i cili ishte vendosur më 5 qershor të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues ka miratuar shtyrjen e shkurtër të Konferencës Përgatitore të Mbrojtjes për datën 19 gusht 2025, ndërsa ka refuzuar kërkesën për zgjatjen e afatit për dorëzimin e listave të dëshmitarëve dhe të provave të Mbrojtjes.

- Advertisement -

“Trupi Gjykues theksoi se Mbrojtja duhet të njoftojë Trupin Gjykues deri më 16 korrik 2025 nëse synon të dorëzojë provat e veta dhe informoi palët se çështja e parë e Mbrojtjes duhet të jetë gati të fillojë një javë pas Konferencës Përgatitore të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Gjykata ka caktuar Konferencën për ecurinë e çështjes për datën 22 korrik 2025, e martë, në orën 14:00.

- Advertisement -

Këto zhvillime janë pjesë e përgatitjeve për fazën e ardhshme të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat