spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:43
HomeSportMirlind Daku shkërmoq Spartak Moskën

Mirlind Daku shkërmoq Spartak Moskën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mirlind Daku është rikthyer në versionin e tij më të mirë, duke gjetur rrugën e rrjetës dhe këtë e bëri përballë një prej ekipeve pretendente për titull në Rusi, Spartak Moska.

“Bomberi” kuqezi ishte i papërmbajtshëm në këtë takim duke realizuar një “dopietë” golash brenda 28 minutave.

- Advertisement -

Fillimisht, Daku përfitoi nga një gafë e miqve dhe me një goditje shumë të bukur brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 28-të, Daku u shërbye saktë në shtyllën e dytë, fitoi duelin ajror dhe me kokë dyfishoi shifrat.

- Advertisement -

Festa ishte e ligjshme, por Daku u ndëshkua me karton të verdhë.

Në fraksionin e dytë mori një tjetër karton të verdhë duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, por për fatin e mirë nuk ndikoi në rezultat, me Rubin Kazan që doli me 3 pikë pas suksesit 2-1.

Në fund të këtij takimi, Daku u vlerësua si lojtari i ndeshjes, ndërsa u prit si hero në dhomat e zhveshjes.

Me këtë dygolësh, Daku shkon në kuotën e 11 finalizimeve, 5 më pak se golashënuesi më i mirë në Rusi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat