spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
16:16
HomeSiguriaUshtriaMision i përmbushur: FSK përfundon operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Mision i përmbushur: FSK përfundon operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një operacion të kërkim-shpëtimit në afërsi të Liqenit të Jezhnicës, në komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është angazhuar togu i Kërkim-Shpëtimit Malor i Gardës Kombëtare të FSK-së, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.

- Advertisement -

Operacioni kishte për qëllim tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, dhe sipas FSK-së, misioni sfidues është kryer me sukses.

“Trupi i pajetë është tërhequr dhe dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat