spot_img
E enjte, 19 Shkurt, 2026
23:45
HomeKosovaDrejtësiaEkskluzive: Zyrtarët e MPJD mision sekret në SHBA kundër Gjykatës Speciale

Ekskluzive: Zyrtarët e MPJD mision sekret në SHBA kundër Gjykatës Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

EKSKLUZIVE/ “storm•” ZBULON MISIONIN SEKRET: Zyrtarët e MPJD-së fluturojnë drejt SHBA-së – Ofensivë diplomatike për të bllokuar “mizorinë” e Hagës!


PRISHTINË – Burime ekskluzive brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) konfirmojnë për storm• se dy zyrtarë të lartë të këtij dikasteri janë nisur me një mision të posaçëm urgjent drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se zyrtarët kanë fluturuar për në Washington me qëllimin e vetëm: Negociata dhe lobim të nivelit të lartë që SHBA-ja të marrë masa imediate ndaj Gjykatës Speciale. Ky hap vjen pas vlerësimit se procesi ndaj krerëve të UÇK-së ka qenë tërësisht inkoherent me rregullat ligjore dhe i njëanshëm që nga fillimi.

- Advertisement -

Sipas burimeve, institucionet e Kosovës kanë vendosur të lëvizin pasi Gjykata ka injoruar vazhdimisht vërejtjet, kritikat dhe protestat e shoqërisë kosovare. Në Prishtinë po rritet frika se procesi shqyrtues mund të mbyllet me një vendim të diktuar nga “armiqtë e shtetit të Kosovës”, duke i dënuar çlirimtarët vetëm për të kënaqur egot politike dhe diplomatike të qarqeve anti-Kosovë.

Ky mision shihet si përpjekja e fundit për të mbrojtur drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së në qendrën kryesore të vendosjes botërore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat