spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:15
HomeSiguriaPoliciaMjete piroteknike dhe shishe qelqi hidhen ndaj policisë në Mitrovicën e Veriut

Mjete piroteknike dhe shishe qelqi hidhen ndaj policisë në Mitrovicën e Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmë pas mesnate në Mitrovicën e Veriut në afërsi të Policisë së Kosovës janë hedhur mjete piroteknike e shishe të qelqit.

Për rastin ka folur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

- Advertisement -

Elshani konfirmoi për media se rasti është duke u hetuar, ndërsa për hedhjen e mjeteve piroteknike tha se ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut.

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”, tha ai.

- Advertisement -

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, u shpreh Elshani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat