Kompania ruse Gazprom tha se furnizimi me gaz do të ndërpritet më 1 janar në orën 05:00 në një njoftim që nuk ishte i papritur në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.
Më 13 dhjetor, parlamenti i Moldavisë votoi në favor të vendosjes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për shkak të frikës se Rusia mund ta lërë pa furnizime të mjaftueshme me gaz natyror këtë dimër.
Pas votimit, kryeministri moldav, Dorin Recean, tha se Moska mund të përdorë qëllimisht flukset e energjisë për të destabilizuar vendin dhe potencialisht t’i lërë njerëzit “në mes të dimrit pa ngrohje dhe energji elektrike”.
Gjigandi rus energjetik Gazprom furnizon centralin Kuciurgan me gaz, i cili prodhon energji elektrike që fuqizon një pjesë të konsiderueshme të Moldavisë.
Fabrika u privatizua në vitin 2004 nga zyrtarët e Transnistrias dhe më vonë iu shit një kompanie shtetërore ruse. Moldavia nuk e njeh privatizimin.
Në fund të vitit 2022, Moldavia pësoi ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainën fqinje, e cila është e ndërlidhur me termocentralin Kuciurgan.



