Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sot në Kuvend një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Në një fotografi, Abdixhiku dhe Kurti duken në disponim ulur përballë njëri-tjetrit në atë që kreu i LDK-së e quajti takim “përmbajtjesor, të mbarë dhe të mirë”.
Kurti dhe Abdixhiku thanë pas takimit se çështja e Presidentit duhet të zgjidhet me konsensus ose marrëveshje politike ndërmjet partive.
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Janë dy rrugë për zgjedhjen e presidentit



