spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:59
HomeLajme“Mos na largoni nga Kosova” – Aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë...

“Mos na largoni nga Kosova” – Aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”, “Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto janë disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste.

Pikërisht në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i priti në takim kryeinspketorja e arsimit, Besa Bytyqi. Për këtë të fundit, palët ankuese, pra aplikantët bashkë me prindërit e tyre thanë për Klan Kosovën se kryeinspketorja Bytyqi po merret direkt me këtë çështje dhe se do ta trajtojë me shumë seriozitet.

- Advertisement -

Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat