spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
23:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mosakreditimi i mediave nga KQZ, i kërkohet PZAP-së të marrë vendime meritore

Mosakreditimi i mediave nga KQZ, i kërkohet PZAP-së të marrë vendime meritore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

“KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

KQZ në mbledhjen e fundit nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat