spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:00
HomeEx-BRSSInvazioniMoska paralajmëron: Zelensky po numëron ditët e fundit

Moska paralajmëron: Zelensky po numëron ditët e fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 12 shkurt, Donald Trump dhe Vladimir Putin biseduan në telefon, në kontaktin e tyre të parë zyrtar që nga rizgjedhja e Trump-it.

storm•/SHBA-Ukrainë-Rusi: Sipas komenteve të Donald Trump-it pas takimit, Putin ka arsye të mira për të qenë i kënaqur. Presidenti amerikan e çmontoi izolimin e Rusisë, shpalli fillimin e bisedimeve të paqes duke “informuar”, në vend se të konsultonte, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, la të kuptohet për takime të ardhshme, hodhi poshtë synimin e Ukrainës për anëtarësim në NATO si “të parealizueshëm” dhe e përshkroi rikthimin në kufijtë e vitit 2014 si “të pamundur”.

- Advertisement -

Propagandistët e Kremlinit janë të entuziazmuar me rrjedhën e ngjarjeve. Për Alexey Pushkov, anëtar i Këshillit të Federatës Ruse:

“Telefonata mes Putinit dhe Trump-it do të hyjë në historinë e politikës dhe diplomacisë botërore. Nuk është ende një përparim i madh, por mund të jetë hapi i parë drejt tij. Jam i sigurt që zyrtarët në Kiev, Bruksel, Paris dhe Londër po e lexojnë me tmerr komentin e gjatë të Trump-it mbi bisedën e tij me Putinin.”

- Advertisement -

Ndërsa për Marina Kim, prezantuese e televizionit shtetëror dhe deputete e Dumës Shtetërore:

“Ndërsa Evropa po përgatitej të diskutonte një zgjidhje për krizën ukrainase pa Rusinë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, z. Trump thjesht mori telefonin dhe foli me z. Putin. Edhe pa marrë pjesë në konferencë, z. Putin sërish u bë figura qendrore e politikës botërore, ashtu siç kishte qenë në vitin 2007, gjatë një momenti historik të njohur si ‘Fjala e Mynihut’. Sot, ne kemi qenë dëshmitarë të një lloj ‘Mynihu 2’, një triumf për Putinin dhe diplomacinë ruse.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat