spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:31
HomeKosovaKuvendiMoskonstituimi i Kuvendit me pasoja për Kosovën

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Segmenti i Sundimit të Ligjit është një nga fushat në pritje të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, por që deri më tani as për këtë fushë e as për të tjerat Kosova nuk ka marrë asnjë cent.

Krejt kjo për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshjes për Hua, si pasojë e bllokadës në konsituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

Kësisoj Kosova rrezikon të humbas mbi 60 milionë eurosh.

Por kjo nuk është e vetmja pasojë për Kosovën, tërheq vërejtjen Instituti i Kosovës për drejtësi

- Advertisement -

“Kosova do futet ne probleme të mëdha të cilat do ta rëndojnë jetën e qytetarëve. Pasojat janë në dy rrafshe, të brendshme dhe të jashtme në aspektin e jashtëm jane evidente mosanëatrësimi i Kosovës në kie…mungesa e marrjes së fondeve nga plani i rritjes si rrezikojmë të mos u marrim por rrezikojnë të humbin vlerën ato para. Ne rrafshin e brendshme pasojat e vendit në rritje të çmimit të energjisë. Kosova ka miratuar strategjinë për sundimit e ligjit me vitin 2021. Nga monitorimi ynë janë kryesisht çështjet e mungesa. E buxhetit për moszbatim e strategjisë ka buxhet që BE-ja po planifikon të e jap buxhetin për sundim te ligjit por s’ka insitucione qe duhet ta marrin atë buxhet”, tha Jakaj për rtv21

Edhe Drejtori i Institutit për Lidership Civil Argjend Zejnaj, thotë se vonesa për konstituim të institucioneve do t’i sjell pasoja të mëdha vendit, përfshirë edhe përftimin nga plani i rritjes i BE-së.

“Mos konstitutimi i institucioneve do t’i nxjerr shume pengesa Kosovës në raport me planin e BE-së por edhe tema të tjera…”, deklaroi Zejnaj për rtv21.

Qeveria në detyrë nuk komentoi mbi pasojat e vonesave për formimin e institucioneve të reja dhe përfitimin e mjeteve te para të BE-së por më parë kishte thënë se konstituimi i legjislaturës së re i hapë rrugë lëshimit të fondeve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para të rajonit për të cilat Bashkimi Evropian ka bërë pagesat e para financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Plani i rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshinë shumën prej 6 miliardë euro prej të cilave 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Kosova pritet t’i përfitojë mbi 800 milionë euro.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat