spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
18:25
HomeKosovaMot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zero

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zero

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mot tipik dimëror me temperatura nën zero dhe reshjet e borës e kanë përfshirë pothuajse gjithë rajonin.

Të dielën pritet depërtimi i masave të ftohta me origjinë polare, ndërsa parashikohet të mbajë mot me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.

- Advertisement -

Gjatë ditës, sipas Meteo Ballkan, nuk përjashtohen reshje të izoluara bore, ndërsa reshjet më të theksuara parashikohen gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites pritet rënie e mëtejshme e temperaturave.

- Advertisement -

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 47 km/h.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat