Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, duke paralajmëruar mot të ndryshueshëm me vranësira, intervale me diell si dhe reshje shiu e bore në disa zona të vendit.
Sipas parashikimit, gjatë kësaj jave në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta, intervale të herëpashershme me diell, si dhe reshje shiu e bore, kryesisht në ditët e para të javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.
E hënë
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9°C.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–4 m/s.
E martë
Parashihet mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 4°C.
Era nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.
E mërkurë
Mot i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5 deri në 8°C
Era kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
E enjte
Moti do të jetë kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10°C.
Era nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.
E premte
Parashihet mot i vranët me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.
Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në zonat malore, për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të mundshme të borës.



