Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK) njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.



