Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur së kjo e hënë do të jetë me mot të shoqëruar me vranësira dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende do të shoqërohen edhe me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.



