Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se vikendi do të sjellë kushte jo të qëndrueshme meteorologjike.
Moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në disa zona priten reshje të izoluara shiu.
- Advertisement -
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 7-12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë 17-21°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 10-32 km/h.