spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:50
HomeRajoniShqipëriaMoti i keq i lë pa udhëtuar rreth 800 pasagjerë drejtë Italisë

Moti i keq i lë pa udhëtuar rreth 800 pasagjerë drejtë Italisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në kalatat e Portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.

Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie.

- Advertisement -

Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë.

Ndërkohë, bëhet me dije se nga data 2 deri më 7 janar, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat