Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot kryesisht i vranët.
“Në mëngjes napër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica të dobëta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, njofton IHMK.



