Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.
“Vikendi parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës. Kjo situatë vije si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore. Në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta”, njofton IHMK.



