spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:28
HomeRajoniShqipëriaMoti me reshje intensive edhe në Shqipëri, policia shton shërbimet në rrugë

Moti me reshje intensive edhe në Shqipëri, policia shton shërbimet në rrugë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë dhe në zonat e përfshira nga moti i keq.

Policia apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.

- Advertisement -

“Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe; Respektoni sinjalistikën rrugore; Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.

- Advertisement -

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat