spot_img
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
09:08
HomeKosovaKuvendi i Kosovës mblidhet sërish – përpjekja e 24-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish – përpjekja e 24-të për konstituim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për herën e 24-të, në përpjekje për konstituimin e këtij institucioni. Kjo seancë do të mbahet nga ora 10:30.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës, të enjten vijoi punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari.

- Advertisement -

Kryesuesi Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë.

Serish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni. Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat