Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 2 deri në 5 gradë C, derisa temperaturat maksimale nga 8 deri 12 gradë Celsius, kurse era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Për nesër IHMK parashikon mot të ngjashëm, me vranësira dhe me intervale me diell.



