Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me interval me diell. Gjatë ditës do të fryjë era kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri në 12 gradë Celsius.
Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.



