Moti sot do të jetë kryesisht i vranët në gjithë territorin e Kosovës.
Në mëngjes pritet mjegull e dendur, veçanërisht në zonat me lartësi mesatare dhe përgjatë relievit malor, gjë që mund të ndikojë në dukshmërinë e vozitjes dhe lëvizjen e njerëzve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar thekson se temperaturat minimale do të luhaten nga -1°C në zonat malore, si Dragash dhe Malishevë, deri në 2°C në zonat më të ulëta dhe perëndimore, si Junik, Gjakovë dhe Prizren. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11°C, me vlerat më të ulëta prej 7°C në Dragash.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 5 metra në sekondë, duke sjellë një ndjesi freskie në disa rajone.



