spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
00:45
HomeMuzikëMozzik mohon arrestimin në Aeroportin e Prishtinës: “Vetëm rrena dhe shpifje”

Mozzik mohon arrestimin në Aeroportin e Prishtinës: “Vetëm rrena dhe shpifje”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu – i njohur me emrin artistik Mozzik – ka reaguar sot publikisht pas raportimeve të disa mediave lidhur me një incident të supozuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku sipas tyre ai ishte ndaluar në lidhje me një orë dore të markës luksoze Richard Mille dhe një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Në një deklaratë të bërë në prani të avokatit të tij, Arianit Koci, Mozzik mohon kategorikisht që është arrestuar ose që ka ndonjë detyrim financiar ndaj autoriteteve tatimore.

“Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje,” deklaroi ai.

- Advertisement -

Ai shtoi se përballon sulme të tilla me qetësi, “njësoj si gripin”, dhe i uron të gjithëve sukses, përfshirë edhe ata që kanë raportuar lajme të pavërteta për të.

Ngjarja është kthyer në një temë të komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj artistit.

- Advertisement -

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë komunikatë zyrtare për rastin, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht me orën luksoze për të cilën po përflitet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat