spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:20
HomeKosovaMPB-ja vazhdon fushatën për ligjin për të huajt

MPB-ja vazhdon fushatën për ligjin për të huajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po vazhdon fushatën për informacion për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Përmes një video mesazhi, MPB-ja sqaron rregullat me rastin e hyrjes në Kosovë shtetasi i huaj duhet të posedoj dokument të vlefshëm udhëtimi.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të posedoj vizë ose leje qëndrimi kur kërkohet.

- Advertisement -

Të respektoj qëllimin dhe afatin e qëndrimit.

Të lajmëroj adresen e qëndrimit në afat prej tre ditësh nga dita e hyrjes, në kufi apo në stacionin më të afërt policor.

Të ketë mjetet të mjaftueshme për jetes.

Të tespektoj ligjet e Republikës e Kosovës.

Të mos ketë ndalim të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës.

Të mos përbëj kërcënim për sigurin shtetërore, rendin dhe shëndetin publik.

Në rast të qëndrimit të afatshkurtër, i huaji mund të qëndroj deri në 90 ditë brenda periudhës kohore prej 180 ditësh pa vizë ose me vizë kur ajo kërkohet. Nuk i lejohet puna, punësimi gjatë kësaj periudhe pa leje pune. Çdo qëndrim mbi 90 ditë kërkon aplikim për leje qëndrim.

Me rast të qëndrimit në Republikën e Kosovës për çështje punësimi, kërkohet leje qëndrimi e përkoshme për punë dhe leje pune. Kërkohet licensim paraprak në rast aplikimit për leje pune për profesionin që kërkon licensë. Puna pa leje është e ndaluar. Aplikimi për leje të punës bëhet pran Agjensisë së Punësimit.

Qëndrimi për qëllime të tjera, për çështje studimi, ribashkimi familjar ose arsyje të tjera humanitare, kërkime shkencore dhe rrethana tjera të parapa me ligj, kërkohet pajisja me leje qëndrim të përkoshëm dhe plotësimi i kritereve tjera ligjore në varësi nga qëllimi qëndrimit. Aplikimi mund të bëhet në misione diplomatike konsullore ose në Departamentin për shtetësi, azil dhe migrim në rastet kur i huaji ka hyrë në Republikën e Kosovës dhe nuk ka nevoj për vizë.

Pasojat në rast shkeljeje: Atëherë kur nuk veprohet në pajtim me përcaktimet ligjore që lidhen me hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve, autoritetet kompetente mund të marrin masat të përcaktuara me licë të cilat mund të përfshijnë por nuk kufizohen në:

Anullimin e lejës qëndrimit.

Shqiptimin e gjobës.

Urdhërimin e largimit.

Ndalimin e hyrjes në territorin e Republikës e Kosovës.

Për detaje të tjera vizitoni web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zbatimi i plotë fillon me 15 mars 2026.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat