spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
02:20
HomeKosovaMPJ: Më 24 e 27 dhjetor dhe 3 janar bllokohen rrugë në...

MPJ: Më 24 e 27 dhjetor dhe 3 janar bllokohen rrugë në Kastrat të Kurshumlisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se nesër, më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

“Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të ketë edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, njofton MPJD.

- Advertisement -

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

“Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:

- Advertisement -

📞 +383 45 198 000

📞 +383 45 198 606

📞 0800 500 95

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat