spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:30
HomeKulturëShowBizMTV Europe Music Awards mund të prezantohet nga Rita Ora

MTV Europe Music Awards mund të prezantohet nga Rita Ora

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rita Ora mund të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

Artistja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime me drejtuesit e eventit për të udhëhequr ceremoninë e cila do të zhvillohet në Manchester më 10 nëntor.

- Advertisement -

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Rita merr përsipër të drejtojë eventin pasi e realizoi detyrën e prezantueses në mënyrën më të mirë të mundshme në vitin 2017 në stadiumin Wembley.

Lajmi vjen pasi këngëtarja me origjinë shqiptare është zëvendësuar nga prezantuesja e Love Island Maya Jama në emisionin “The Masked Singer”.

- Advertisement -

Megjithatë, kjo lëvizje nuk u prit mirë nga shikuesit, të cilët dëshironin që Rita Ora të vijonte të ishte pjesë e panelit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat