Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, drejtuar pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të besimit islam.
Në mesazhin e tij, gjenerallejtënant Jashari thekson se Ramazani është një periudhë e çmuar për qetësi, reflektim shpirtëror dhe vetëdisiplinë, duke nxitur bashkimin, dashurinë, mirëkuptimin dhe sakrificën mes njerëzve.
Ai uroi që begatia dhe harmonia e këtij muaji të shoqërojnë besimtarët në çdo hap, të mbushin zemrat dhe familjet e tyre me mirësi, si dhe që përkushtimi dhe devotshmëria të kontribuojnë në rritjen e unitetit dhe mirëqenies në shoqërinë tonë.
Në përfundim të mesazhit, gjeneral Jashari uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët islamë.
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, mundësi për reflektim dhe solidaritet



