spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
10:47
HomeKulturëMuaji mars me 49% më shumë vizitorë në Butrint

Muaji mars me 49% më shumë vizitorë në Butrint

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Parku Kombëtar i Butrintit është ndër sitet e trashëgimisë kulturore, më të vizituara në vend. Ai tërheq vizitorë vendas e të huaj në 365 ditë të vitit, duke shënuar vazhdimisht rritje në statistika.

Sipas shifrave të bëra publike nga Parku Kombëtar i Butrintit, gjatë muajit mars, u regjistruan 49% vizitorë më shumë se në marsin e vitit të kaluar. Shtimi i fluksit të vizitorëve reflektohet në shifra pozitive edhe sa i takon të ardhurave nga shitja e biletave, duke shënuar 42% më shumë të ardhura nga marsi i vitit 2025.

- Advertisement -

Data 1 prill shënoi hapjen zyrtare të sezonit në Parkun Kombëtar Butrint, edhe pse ky sit mirëpret vizitorë vazhdimisht. Por, me ardhjen e pranverës, Butrinti hyn në një ritëm të ri vizitash, shëtitjesh dhe zbulimesh mes historisë dhe natyrës. Prej 1 prillit e deri më 31 tetor, parku hapet në 08:30 të mëngjesit, vizitorët mund të hyjnë deri në orën 18:00 dhe në orën 20:00 parku mbyllet. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat