spot_img
E mërkurë, 25 Mars, 2026
11:25
HomeKosovaMuharremi: Kurti e LVV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që...

Muharremi: Kurti e LVV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që pastaj t’ia blejnë votën me nga 100 €

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe çmimeve tjera.

Ai ka vlerësuar se çdo ditë po konfirmohet që Albin Kurti dhe LVV dëshirojnë që qytetari të jetë sa më i varfër.

- Advertisement -

Ai ka shkruar se qëllimi Kurtit dhe VV-së është blerja e votës së qytetarëve me nga 100 euro.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Po konfirmohet që Albin Kurti dhe LVV e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që kur t’ia japin 100 euro lëmoshë, të sigurohen që ia blejnë votën.

Me gjasë, për shkak të “marifeteve” të tilla dhe mëkateve, e kanë edhe votën haram, se po shihet që po ndodhin gjëra absurde dhe ata nuk po rehatohen as me 51% të votave… vazhdimisht po shkojmë në zgjedhje. Një pjesë e popullit s’po ka mundësi (e edukim) me i kuptu këto devijime e dredhi, por po i ndëshkon Zoti e Kosova.

Ndryshe nuk ka si të shpjegohet pse kjo qeveri, përkundër shumë thirrjeve prej disa javësh, nuk po ndërmerr asnjë masë për ta menaxhuar krizën e naftës dhe për me i ndihmu qytetarët dhe familjet në këtë situatë të vështirë. Secilën ditë buxheti i familjes po tkurret, borxhi po rritet në banka se ndryshe nuk përballohet kjo.

Të gjitha vendet e rajonit dhe botës që janë prekur kanë ndërmarrë veprime konkrete deri tani. Përpos thirrjeve, janë listuar edhe veprimet e duhura që duhet të ndërmerren nga persona që ia duan të mirën vendit.

E qeveria çka ka bë? Ka gjetur e ka treguar arsyetime pse nuk dëshiron me i ndihmu qytetarët dhe familjet. Asnjë veprim të vetëm nuk e ka ndërmarrë.

Nuk ka asnjë dilemë që kjo qeveri e do qytetarin sa më të varfër të jetë e mundur. Qëllimi i ligë i tyre është që kur t’ia japë lëmoshën prej 100 euro, me u siguru që ja blejë votën. E rrit vlerën e lëmoshës duke e thelluar varfërinë dhe nevojën për të.

Ky është një akt dhe politikë turpi që nuk e kemi parë asnjëherë më parë ndër shqiptarë në histori. Mungesë solidariteti, mungesë ndjeshmërie për të ndihmuar njëri-tjetrin. Abuzim me paranë publike për të blerë votën.

Kjo i bie sikur shtëpia po digjet, e qeveria e shikon nga larg dhe nuk ndërmerr asgjë. Shtëpia që i jep bukën qeverisë dhe paguan taksat. Ata, në vend se të ndërmarrin veprime, mblidhen, qeshin, hanë torta e festojnë, si mercenarët në mesjetë pas plaçkave të tyre.

Këtë stil dhe maskaradë e kemi parë edhe vitin e kaluar, kur përkundër shumë thirrjeve e protestave, nuk e kanë ndihmuar shtetin, qytetarin dhe bizneset, por e kanë rritur çmimin e rrymës, duke krijuar valë të reja të rritjes së çmimeve dhe duke e bërë jetën edhe më të papërballueshme.

Si rrjedhojë e këtyre politikave dhe mosveprimeve, Kosova po zbrazet. Shumë qytetarë kërkojnë fatin jashtë vendit pikërisht për shkak të këtyre mosveprimeve të qeverisë. Kosova po zbrazet çdo ditë, sepse njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër.

E ata që i votojnë, përkundër krejt çka kemi përjetuar e parë vitet e fundit, e meritojnë edhe më keq. Sepse nuk po mendojnë me tru, por po votojnë me bark. Nuk po ia duan të mirën vetes e familjes, nuk po mendojnë për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, por votojnë për inat e për varfëri. Po votojnë për ta zbrazur Kosovën dhe për ta varfëruar qytetarin deri në atë masë sa ai të dorëzohet dhe të largohet nga vendi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat