spot_img
E martë, 16 Dhjetor, 2025
14:23
HomeKosovaMuharremi: Pas 28 dhjetorit s’do të ketë qeveri të LVV-së

Muharremi: Pas 28 dhjetorit s’do të ketë qeveri të LVV-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti Shenoll Muharremi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk do të ketë qeveri të Vetëvendosjes (LVV) pas 28 dhjetorit.

Pas një mandati të gjatë të tyre, sipas tij, Kosova ka përfunduar e përçarë dhe e izoluar nga jashtë.

- Advertisement -

“Qytetari është më i varfër, sepse fuqia blerëse e tij ka degraduar nga çmimet astronomike. Krizat institucionale e bllokadat janë bërë rutinore, e importet e energjisë me çmim 5x më të lartë sesa prodhimi vendor, kanë shku në qindra milionë euro në vit. Deficiti tregtar në mallra ka kulmuar në rreth 6 miliardë, sa gjysma e krejt ekonomisë vjetore”.

“Është mirë për Kosovën dhe demokracinë, por edhe për LVV-në, me shku në opozitë, me reflektu dhe me u shëru. Me u transformu nga një parti e përçarjes dhe linçimit si dhe zullumit për biznese… në parti normale që shiqon me sjellë vlerë të shtuar për shoqërinë. Pushteti absolut nuk i ka ndihmu kësaj partie politike, e ka bë më të keqe”, thuhet në shkrimin e tij.

- Advertisement -

Muharremi u shpreh se Qeveria e ardhshme me siguri do të drejtohet nga PDK dhe LDK.

“Nga premtuesit e reformave dhe përparimit, ata kanë përfunduar në një parti që i kap bordet dhe institucionet publike, i sulmon bizneset e mediat si dhe i kanë dëmtuar dramatikisht marrëdhëniet historike të Kosovës me ShBA dhe BE. Sot e kemi Dialogun Strategjik të pezulluar nga ShBA dhe jemi nën masa, sanksione dhe stagnim nga BE me vite. Qytetari është i pasigurt për të tashmen dhe ka shumë dyshime dhe frikë për të ardhmen. Migrimi jashtë vendit vazhdon të jetë kronik dhe shpresë e vetme për shumicën. Kosova nuk e përballon më as teknikisht e as në terren edhe një mandat tjetër të LVV-së”.

“Qeveria e ardhshme mesiguri do të drejtohet nga PDK dhe LDK. Kryeministër do të jetë Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku, cilado nga këto parti që fiton më shumë vota. Por ata bashkë do të formojnë shumicën, mesiguri edhe me përkrahjen aktive të partive tjera të djathta. Zëvendëskryeministra do të jenë personalitete me kompetencë dhe kredibilitet për ekonomi dhe diplomaci sikur Hykmete Bajrami dhe Vlora Çitaku”, tha ai.

Analisti tha se në këtë formë, marrëdhëniet me SHBA dhe BE do të vijnë në binar menjëherë.

“Marrëdhëniet me SHBA dhe BE do të vijnë në binar menjëherë. Bizneset dhe ekonomia do të fillojnë të përkrahen dhe do të kemi programe serioze me miliarda euro për ekonomi dhe zhvillim e fuqizim të sektorit privat. Investimet në kapacitete të reja të energjisë do të fillojnë pa vonesë. Fokusi do të vendoset që të ndalet inflacioni kronik dhe të stabilizohen çmimet. Kthim në normalitet dhe stabilitet”.

“LVV me siguri mbetet partia e parë me numra edhe pas 28 dhjetorit, por dukshëm më e dobët sesa në 2021, por edhe sesa në shkurt 2025. Për shkak se demokracia ofron platforma ku të gjithë mund të dalin fitues, përfshirë publikun dhe ekonominë, LVV dhe Albin Kurti i kanë gjasat e mëdha të drejtojnë institucionin e Presidentit të Kosovës. Ky do të ishte një kompromis fer që duhet të arrihet dhe të përkrahjet nga tri partitë e mëdha në vend në mënyrë që Kosova të vazhdoj të ecën përpara”, shkroi Muharremi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat