spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
16:12
HomeKosovaMuharremi: Po ashtu si po bien blloqet e KEK-ut, duhet të ishte...

Muharremi: Po ashtu si po bien blloqet e KEK-ut, duhet të ishte rënë edhe LVV-ja në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike, ka reaguar analisti politik Shenoll Muharremi, i cili ka lidhur situatën energjetike me performancën e qeverisë dhe rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në një postim publik, Muharremi shkruan se, ashtu siç po bien blloqet e KEK-ut, është dashur të binte edhe mbështetja elektorale për LVV-në. Sipas tij, nëse partia ka pasur 42.3 për qind të votave, pas kësaj qeverisjeje ajo është dashur të zbresë në rreth 30 për qind.

- Advertisement -

Ai kritikon qytetarët për, siç thotë, përkrahjen e kundërt ndaj performancës reale të qeverisë, duke e përshkruar këtë si një miratim të varfërisë, mungesës së energjisë dhe stagnimit ekonomik.

“Po doni me qenë krenar, po të varfën. Me e ngritë kokën lart po doni, e këpucat i keni të grisura”, shkruan Muharremi, duke përdorur metafora për të përshkruar gjendjen ekonomike dhe infrastrukturore të vendit.

- Advertisement -

Ai shton se shteti po i lë bizneset pa energji elektrike, por njëkohësisht po vazhdon t’ua marrë taksat, duke e krahasuar këtë situatë me shfrytëzimin e një lope që ushqehet gjithnjë e më pak, derisa rrezikon të ngordhë.

Në fund të reagimit, Muharremi shprehet se qytetarët po vazhdojnë në këtë drejtim sepse kështu po duan, ose ndoshta, sipas tij, nuk po kanë alternativa të mira politike.

Kosova përballet sërish me krizë energjetike

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat