spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:36
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mungesa e Unitetit: Osmani vs Kurti në New York, vetëm për vetëm,...

Mungesa e Unitetit: Osmani vs Kurti në New York, vetëm për vetëm, vizita të izoluara?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kush e ka izoluar Kryeministrin? Kurti në New York pa bashkëpunim me Presidenten

Storm/New- York: Kryeministri Kurti në New York në ditën e tretë të vizitës “politiko-diplomatike”, duke e fokusuar vëmendjen e tij në takime të ndryshme.  Megjithatë, mungesa e Presidentes Osmani perkrah tij ose e kundërta, në këto takime ka ngritur pyetje të shumta për unitetin dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës.

- Advertisement -

Ndërsa Kurti u ndodh në New York pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së OKB-së, Presidentja Osmani ka qenë prezente në ngjarje e kësaj asambleje të OKB-së. Kjo sjellë  pyetjet e mëposhtme:

  1. A ka munguar një “ofensive” diplomatike e bashkuar për të përçuar mesazh uniteti ndërkombëtar?
  2. A është ky një tregues i shkëputjes dhe mungesës së bashkëpunimit mes dy institucioneve më të larta të Kosovës?
  3. Cilat janë shkaqet e kësaj mungese të bashkëpunimit?
  4. A po ndikon kjo mungesë bashkëpunimi në imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare?

Këto janë pyetje të rëndësishme që  do të duhet të adresohen nga titullarët e institucioneve. Kosova ka nevojë për  liderë    të punojnë së bashku për të përfaqësuar vendin  me unitetin e duhur.  Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve kryesore  është e dëmshme për vendin dhe për interesat e tij.

- Advertisement -

Dhe storm-rks ka disa pyetje për lexuesit në radhë të parë dhe për të gjithë ata që gjykojnë pa emocionet të politikës ditore, por që më shumë e duan Kosovën.

a) A mendoni se vizita e Kryeministrit Kurti në New York është e suksesshme?

b) A ka shkaktuar mungesa e Presidentes Osmani në takimet e Kryeministrit Kurti, ose e kundërta, mungesa e Kurtit në takimet e Osmanit, dëm ndaj imazhit të Kosovës?

c) Si duhet të veprojnë institucionet e Kosovës për të përfaqësuar vendin me unitetin e duhur? / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat