spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
06:15
HomeSportMungesa e Yamal i kushtoi shumë Barcelonës

Mungesa e Yamal i kushtoi shumë Barcelonës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barcelona nuk është e njëjta pa Lamine Yamal.

Katalanasit pësuan humbjen e dytë në La Liga (1-0) në fushën e Real Sociedadit, ku mungonte talenti 17-vjeçar për arsye dëmtimi.

- Advertisement -

“Blaugranat” pësuan gol në pjesën e parë pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes, pa mundur gjatë pjesës së mbetur të lojës të shënonte të paktën një gol që do të shmangte humbjen.

Në minutën e 33-të, Becker përfiton nga rreshtimi i gabuar i prapavijës, duke mos i lënë asnjë shans Penas, 1-0.

- Advertisement -

Më herët e kishte dërguar topin në rrjetë Lewandowski, por në pozicion jashtë loje.

Me humbjen e Barcelonës, diferenca me Realin e Madridit pas javës së 13-të ngushtohet në 6 pikë, por “Los Blancos” kanë ndeshjen e prapambetur me Valencian për të luajtur.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat