spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
19:17
HomeKosovaDrejtësiaMungon dëshmitarja, dështon seanca për Banjskën

Mungon dëshmitarja, dështon seanca për Banjskën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar seanca e së martës ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohet dëshmitarja Dragana Antonijeviq, por e njëjta mungoi.

Dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk është paraqitur në gjykatë. Ajo ka deklaruar se ndodhet në Serbi. Për këtë dëshmitare, gjykata konsideron se nuk ka arsyetuar mungesën.

- Advertisement -

Gjykata do të marrë vendim nëse dëshmitarja do të shoqërohet nga organet e policisë ose do t’i dërgohet ftesa përsëri.

“Për këtë dëshmitare nuk ka arritur që ta arsyetojë mungesën. Gjykata ndërkohë do të presë që ta arsyetojë këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo dëshmive të besueshme, dhe pas saj do të merr vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën,” deklaroi kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

- Advertisement -

Në seancën e radhës pritet të dëshmojë një dëshmitar nga Maqedonia e Veriut, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Vazhdon edhe sot procesi në rastin “Banjska”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat