spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKosovaKuvendiMurati dhe Peci: Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryeparlamentare

Murati dhe Peci: Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryeparlamentare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Faton Peci, janë deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.

Murati ka thënë se shpreson që partitë të kenë reflektuar e që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

“Po vazhdojmë edhe sot në seancën e radhës. Uroj që sot ngjashëm sikur në procesin e kalum, pra opozita të kenë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Sic edhe e dini konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por detyrë e gjithë deputetëve”, ka deklaruar Murati.

Ndërkohë, Peci ka thënë se kandidatja e VV’së për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Ai përmendi takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.

“Kandidatja është e njëjtë. Para se me fillu seanca ka një takim të inicum nga grupi parlamentar i VV’së që kryesohet nga Avni Dehari. Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjithë partive për me gjet një rrugëzgjidhje për me konstitu Kuvendin”, deklaroi Peci.

Ai tha se Kosova ke nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale.

“Mendoj që duhet me I thirr zërit të arsyes e me gjet një rrugëzgjidhje me dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për Kuvend , ka nevojë për Qeveri funksionale”, ka deklaruar Peci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat