spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
14:53
HomeKosovaMurati me tone “kërcënuese”: Partitë opozitare e kanë për “obligim” që ta...

Murati me tone “kërcënuese”: Partitë opozitare e kanë për “obligim” që ta votojnë Haxhiun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hekuran Murati, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se partitë e tjera e kanë “obligim” që ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia e parë për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se partitë tjera sot vazhduan “taktikat bllokuese”, pasi sipas interpretimit të tij, për kandidatin e partisë së parë do të duhej të votonin të gjithë.

- Advertisement -

“Kushtetuta është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Ndërsa për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria ku partia fituese duhet ta sigurojë edhe shumicën, te votimi për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe kanë për obligim që të votojnë. Pra duhet të marrin pjesë në votim të gjithë deputetët sepse është detyrë e të gjitha partive parlamentare që ta konstituojnë Kuvendin. Po të ishte që partia fituese duhet ta sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, atëherë do ta kishim problemin e radhës menjëherë ku do të bllokohej situata dhe konstituimi, sepse partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për votimin e nënkryetarëve të tyre”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat