spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:15
HomeEkonomiMurati njofton rritje pagash në sektorin privat, pa adresuar inflacionin

Murati njofton rritje pagash në sektorin privat, pa adresuar inflacionin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro.

Ai ka thënë se kjo tregon punën e Qeverisë Kurti për sektorin privat.

- Advertisement -

Sipas tij nuk ka qeveri më miqësore me bizneset sesa ajo e Kurtit.

Por, teksa, Murati foli për rritjen historike të pagës mesatare, ai nuk e përmendi inflacionin, e sidomos atë të produkteve ushqimore.

- Advertisement -

“Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht! Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto, apo 83 euro më shumë sesa viti paraprak.  Sa për krahasim, rritja e pagës mesatare në sektorin privat vetëm në vitin 2024 e tejkalon krejt rritjen e pagës mesatare për 7 vite gjatë qeverisjeve të kaluara: Thaçi 2, Mustafa, Haradinaj (vetëm 74 euro rritje në periudhën 2012-2019).  +218 euro (apo 57%) për 4 vite me Qeverinë Kurti 2.  +74 euro (apo 22%) për 7 vite të qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar mes tjerash Murati.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Paga mesatare sektori privat (EUR) 700 598 +22% rritje për 7 vite 600 vite për rritje +57% 473 337 515 340 329 411 376 328 340 356 419 500 380 400 300 200 2012 2013 2014 2015 2016 2017 100 2018 2019 2020 2021 Sektori Privat Bruto 2022 0 2023 2024"

Postimi i plotë:

Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht!

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto, apo 83 euro më shumë sesa viti paraprak.

Sa për krahasim, rritja e pagës mesatare në sektorin privat vetëm në vitin 2024 e tejkalon krejt rritjen e pagës mesatare për 7 vite gjatë qeverisjeve të kaluara: Thaçi 2, Mustafa, Haradinaj (vetëm 74 euro rritje në periudhën 2012-2019).

✅ +218 euro (apo 57%) për 4 vite me Qeverinë Kurti 2.

🅾️ +74 euro (apo 22%) për 7 vite të qeverisjeve të kaluara.

Kjo është dëshmia më e mirë se Qeveria Kurti 2 ka qenë qeveria e cila ka mbështetur më së shumti sektorin privat.

Heqja e pagesave për terminale private doganore, heqja e monopolit të arkave fiskale, luftimi i korrupsionit, pagesa e faturave me kohë për operatorët ekonomikë, mbështetja e drejtë me qindra miliona euro grante e subvencione, subvencionimi i punësimit, por edhe subvencionimi i rritjes së pagave, janë vetëm disa nga veprimet dhe masat e shumta që e bëjnë Qeverinë Kurti 2 qeverinë më miqësore ndaj bizneseve, që ka ekzistuar ndonjëherë.

Qeveria për sektorin privat!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat