spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
13:18
HomeKosovaMurati: Nuk ka risi, seanca vazhdon aty ku ka mbetur

Murati: Nuk ka risi, seanca vazhdon aty ku ka mbetur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të 13-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë.

“Shpresoj dhe uroj si zakonisht që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara në zhbllokimin e institucioneve. Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar. Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e LVV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve”, tha Murati.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se, “seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë”.

“Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kuorumit”, ka thënë Murati.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat