spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:29
HomeKosovaMurati: Opozita e Lista Serbe janë barrikaduar kundër Kurtit

Murati: Opozita e Lista Serbe janë barrikaduar kundër Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Hekruan Murati, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku nuk u votua Qeveria Konjufca, para gazetarëve tha se me sjelljet e partive opozitare tashmë ka kulmuar ajo që është thënë prej fillimit.

Partitë opozitare, bashkë me Listën Serbe janë barrikaduar kundër Albin Kurtit.

- Advertisement -

“Ky ishte qëllimi i vetëm i tyre, duke lënë çdo interes shtetërorë e interesin e qytetarëve anash”, tha Murati.

Ai kritikoi qasjen e partive të tjera, të cilat nuk miratuan marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe ato për buxhet, qoftë për buxhetin në tri komunat, qoftë për RTK-në, duke lënë qytetarët pa përfitimin e këtyre mjeteve buxhetore.

- Advertisement -

“Këta janë në gjendje t’i i lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga edhe 85 mijë shërbyes civilë pa paga edhe 400 mijë fëmijë pa shtesat e tyre, 300 mijë pensionistë pa pensione, vetëm e vetëm që të kritikohet Albin Kurti”, tha Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat