spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeKosovaKuvendiMurati: Pa Listën Serbe, alternativa e vetme

Murati: Pa Listën Serbe, alternativa e vetme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se deputeti Nenad Rashiq është alternativa e vetme për ta zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Murati theksoi se sot është dita vendimtare për finalizimin e këtij procesi, ndërsa kanë mbetur tre kandidatë të pashteruar dhe gjashtë tentativa të mundshme për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit, që duhet të jetë nga komuniteti jo-shumicë serb.

- Advertisement -

Ai përjashtoi çdo mundësi të mbështetjes për Listën Serbe, duke përmendur mosnjohjen e institucioneve të Kosovës nga kjo listë, përfshirjen në sulmin terrorist në Banjskë dhe lidhjet e saj me Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si “kryeterrorist”.

“Alternativa e vetme për të dalë nga ky ngërç është deputeti Nenad Rashiq,” u shpreh Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat