HomeEkonomiMurati për zgjedhjet: Kostoja ekonomike për Kosovën arrin në qindra miliona euro

Murati për zgjedhjet: Kostoja ekonomike për Kosovën arrin në qindra miliona euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur për dëmet ekonomike që do të pësojë vendi si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai tha se në mënyrë direkte Kosova humb qindra miliona euro.

“Nëse shikohet në tërësi vetëm kostot direkte arrijnë në qindra miliona euro, kur i trajtojmë të gjitha së bashku. Kosto indirekte janë ana ekonomike, mungesa e stabilitetit politik sepse zgjedhjet e një pas njëshme krijojnë pasiguri te investitorët e huaj”, tha Murati në një intervistë për RTK-në.

- Advertisement -

Ai tha se përveç ndikimeve direkte, zgjedhjet kanë ndikim të jashtëzakonshëm edhe në mënyrë indirekte.

“Kemi edhe koston e mos pasjes së Kuvendit, gjë e cila parandalon shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes. Kot është ratifikuar ai në Kuvend, nëse ne nuk arrijmë që ato reformat e ligjet e parapara sipas afatit, e që një pjesë e tyre e kanë afatin e fundit në qershor, atëherë ato mjete skadojnë”, tha ai.

- Advertisement -

Por, ai tha se vullneti i qytetarëve duhej të respektohej dhe se mbajtja e zgjedhjeve kërkon shpenzime mbi 10 milionë euro. Ai shtoi se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, partitë opozitare duhet ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ai foli edhe për zgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, fajtore është opozita, e cila nuk ka reflektuar.

“Në çdo rast ne jemi munduar ta shtyjmë procesin përpara, por në përkufizim tentativat nuk mund të gjejnë bashkëpunim. Elektorati e pa që bllokuese është opozita dhe neve na dha besimin”, tha Murati.

Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhershme amerikane

Murati ka komentuar edhe çështjen  e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel, duke thënë se Kurti ka thënë se ajo duhet të jetë bazë e përhershme në Kosovë.

“NATO, shteti amerikan kur kanë vendosur ku të jetë Bondsteel s’kanë shikuar ku është toka më e lirë apo më e shtrenjtë, por kanë parë ku është pika më strategjike. Ndërkaq sa i përket synimit të qeverisë Kurti, ju e dini se vet Kurti ka deklaruar se baza e Bondsteel duhet të jetë bazë e përhershme.

Murati: Mosanëtarësimi në SEPA i kushton qytetarëve 55 milionë euro në vit

Murati tha se sipas tij, opozita është mobilizuar që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në SEPA. Ai tha se Kosovës kjo i ka kushtuar humbje 55 milionë euro në vit, ndërkaq përmendi edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato tashmë e përdorin SEPA-n.

“Kjo u kushton qytetarëve 55 milionë euro. Pra remitencat që vijnë nga vendet e jashtme, u reduktohen kostot enorme të transaksioneve”, tha Murati.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat