spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
00:02
HomeKosovaMurati tregon se ku do t’i gjejnë paratë për zgjedhjet në të...

Murati tregon se ku do t’i gjejnë paratë për zgjedhjet në të cilat po shkon vendi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të reja, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Teksa po kërkohen zgjedhjet e reja si shpejt, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurën se si mund të gjenden paratë për organizimin e tyre.

- Advertisement -

“Nuk ka buxhet të organizuar. Ai buxhet që ka qenë i KQZ-së tashmë është shpenzuar sepse kemi pasur 3 palë zgjedhje. Mirëpo, duhet të shihen mundësitë që si mundemi brenda transfereve, brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica në organizatat buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm. Sepse nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për tu realizuar ato”, ka deklaruar Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat